Qytetarët për vizitën e Clinton: Një dritë jeshile për integrimin në BE

Vizita disa orëshe e Sekretares së Shtetit amerikan, Hilary Clinton, solli me vete edhe ndikimet që ka lënë te qytetarët, të cilët tregojnë interes për zhvillimet politike në vend.Bashkëpunimi me SHBA është parë nga sytë e shoqërisë sonë pozitivisht dhe prania e Sekretares Amerikane në shtetin shqiptar konsiderohet një dritë jeshile për integrimin në BE.Nga ana tjetër ata ndanë edhe shpresën për ndërgjegjësimin e aktorëve tanë politikë, pas fjalimit të zonjës Clinton.Vizita e Clinton në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë konsolidoi më tepër miqësinë mes dy vendeve. Në fjalimin e saj ajo theksoi se politika në Shqipëri ka nevojë të reflektojë.