Majko nga Korça: Qeveria të zbatojë ligjet
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko i ka bërë apel nga Korça qeverisë që të zbatojë ligjet.Ndërsa i është referuar festimeve për 28 Nëntorit, deputeti Majko theksoi se Partia Socialiste do të jetë në Vlorë në këtë ditë të shënuarpor shtoi se ai personalisht do të marrë pjesë edhe në pritjen që do të zhvillohet në Tiranë.“PS do të jetë në Vlorë më 28 Nëntor dhe atje do të vijnë edhe nga Korça. Unë do të respektoj dhe Protokollin e Shtetit, do të jem edhe në ceremoni në Pallatin e Brigadave” shtoi Majko.Gjithashtu Majko i është referuar edhe vizitës së sekretares amerikane të shtetit, Hilari Clinton në Tiranë.“Vizita e sekretares amerikane të shtetit Hilari Clinton në Tiranë është vizita e një mikeje të Shqipërisë Sekretarja Clinton dha mesazhe shumë të qarta përpolitikën shqiptare” tha Majko.Deputeti i PS-së ka zhvilluar një takim me strukturat e PS-së në qytetin e Korçës.