Durrës, hidhet nga pallati me fëmijën, ndërron jetë 31-vjeçarja
31-vjeçarja nga Durresi hidhet sëbashku me vajzën e saj 6 vjeçare nga kati i katërt i një pallati.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.16 të qytetit Durrës, ku është hedhur nga kati i katërt i një pallati shtetasja Elona Dhaskali, 31 vjeçe, e divorcuar, së bashku me vajzën e saj 6-vjeçare.Megjithë ndihmën mjekësore të dhënë 31-vjeçarja gjeti vdekjen në Spitalin e Durrësit, ndërkohë që vajza ndodhet në këtë spital në trajtim mjekësor jashtë rrezikut për jetën.Një mrekulli për vajzen 6-vjeçare që ka rënë nga një lartësi e frikshme dhe për fat nuk ka pësuar dëme që mund ti shkaktonin vdekjen apo pasoja të tjera fatale. Vajza po mbahet nën monitorim në spitalin civil të Durrësit.Sipas burimeve policore, grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve të para hetimore lidhur me zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje, pasi akoma është e paqartë situata nëse nëna ka rënë së bashku me fëmijën nga lartësia e katit të katërt apo fillimisht ka rënë fëmija dhe më pas nëna.Gjithësesi versioni i parë mbetet më i besueshëm pasi sipas policisë gruaja vuante nga çrregullime mendore për të cilat edhe ishte trajtuar.Vetëm disa ditë më parë një vajzë e re u hodh nga lartësia e një pallati në Durrës, duke gjetur vdekjen.