Ndërron jetë një nga grevistët, Lirak Bejko merrte mjekim në spitalin e Barit

Ka ndërruar jetë në spitalin e Barit një nga ish të përndjekurit politik,Lirak Bejko, i cili u vetëdogj paraditen e 10 tetorit. 47 vjecari, një nga grevistët e urisë, nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra në gati 60% të trupit të tij edhe pse ishte duke u kuruar në një klinikë të specializuar në shtetin fqinj.Lirak Bejko e ndërmori aktin e rëndë të vetëflijimit në ditën e 19 të grevës së urisë së ish-të përndjekurve, në shenjë proteste ndaj mos plotësimit të kërkesave të tyre, më kryesorja dëmshpërblimi për vitet e bugut. 47-vjecari u vetëdogj pasi leu trupin e tij me benzinë dhe më pas ka ndezur çakmakun.Bejko e ndërmori aktin dy ditë pasi të njëjtën gjë bëri edhe ish i përndjekuri tjetër Gjergj Ndreca, i cili u mjekua në Greqi. Ish të përndjekurit ndërprenë grevën e urisë në ditën e 31-të të saj, pasi Komisioni Europian shprehu shqetësimin për faktin që kjo cështje nuk po merrte një zgjidhje