Debati për abonetë, Bashkia: Do të njihen të gjitha
Kjo është dita e dytë që pasagjerët debatojnë me fatorinot kur i tregojnë abonenë të pashoqëruar me karton. Bashkia e Tiranës përballë kësaj situate, i urdhëron operatorët e transportit kryeqytetas të njohin të gjitha llojet e abonesë, me apo pa kartonin shoqërues.Drejtoresha e transportit në bashki Nereida Hoxha u përgjigjet akuzave të shoqërisë së transporteve, duke thënë se në abonete pa karton nuk mungojnë elementët e sigurisë duke mos lënë vend për abuzime.Debate për kartonin shoqërues të aboneve kanë ardhur 2 ditë me parë kur Bashkia e Tiranës në një urdhër të veçantë bënë të qartë se nuk do të njoh kartonin shoqërues të aboneve që e prodhon shoqata e transporti qytetas.Nga ana e saj, shoqata një ditë më parë tha se për 10 vjet ka operuar me këto kartona dhe se heqja e tyre mund të rrisë falsifikimin. Por në këtë vendim të fundit insitucioni i bashkisë qetëson qytetarët se çdo lloj aboneje do të njihet dhe e gjithë kjo situatë nuk do të reflektohet në çmim.