100 vjetori, Topalli ceremoni në nderim të grave më të shquara të vendit

Në nderim të grave më të shquara në vite të vendit tone, të cilat kanë dhënë kontributin e tyre në fusha nga më të ndryshmet, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka organizuar një ceremoni mirënjohjeje në kuadër të aktiviteteve të 100 vjetorit të pavarësisë.Kryeparlamentarja Topalli tha se përmes këtij eventi nderohet dinjiteti i grave shqiptare si një symbol, i cili ndër vite vlen të përmendet e të kujtohet.Sot ne nderojmë brishtësinë, delikatesën, dinjitetin e gruas shqiptare, kësaj gruaje te lindur ne “djepin e tragjedisë” e te “dramës pa fund”, por qe kurrë nuk u vyshk ne freskinë e ne fisnikërinë e saj njerëzore. Sot, nderojmë një pjese te grave simbol te qëndresës e te forcës se gruas shqiptare, siç vetëm një grua shqiptare mund te jete." tha Kryetarja e Kuvendit.Figura të shquara nga të gjitha trevat shqiptare si Drita Pelingu, Tinka Kurti, Roza Anagnosti, Nexhmija Pagarusha, mbretëresha Xheraldinë, Vaçe Zela, Rajmonda Bulku, e shumë e shumë figura të tjera morën në shenjë nderimi botimin e Kuvendit të Shqipërisë me dokumenta themeltarë të shtetit shqiptar.Ceremoia është mbyllur nën tingujt e këngës së të madhes Vace Zela nga kori i të rejave.