Fondi Shqiptar i Zhvillimit, investime në rrugët e komunave të Shkodrës
Segmenti rrugor Ura Gjadër - Mnel mbi 7 km nuk ka njohur prej dekadash asnjë invesitm. Ka qënë vetëm një segement i ngushtë, i paasfaltuar dhe banorët e zonës përgjatë dimrit izolohesh për shkak të bllokimeve të rrugës nga reshjet.Jo më pak se 5 mijë banorë të komunave Vig - Mnel, në Qarkun Shkodër kanë vuajtur nga mungesa e infrastrukturës, duke pasur dhe vështërisë në transportin e prodhimeve të tyre bujqësore në tregjet e qyteteve Lezhë e Shkodër.Nisur nga kjo situata shqetësuese për banorët por dhe anën tjetër edhe në planin e ndërhyrjeve në infrastrukturë Fondi shqiptar i Zhvillimit dhe qeveria shqiptare, po vijojnë me ritme optimale asfaltimin e kësaj rruge.Ekspertët e fondit thonë se asfaltimi është drejt përfundimit, janë ndërtuar bankinat anësore nga njëra anë dhe nga ana tjetër kanal betoni për të bërë të mundur sistemimin e ujërave sipërfaqësore.Ndërsa drejtori ekzekuti i fondit shqiptar i zhvillimit Benet Beci tha se rruga u shërben banorëve dhe se ajo përmbën të gjitha standardet e nevojshme infrastrukturore. Edhe drejtuesit e pushtetit vendor thonë se mungesa e një rruge ka penguar zhvillimin e zonës.Në zonat e banuara rruga është e pajisur me trotuare për kalimin e këmbësorëve. Në qëndrën e komunës është bërë i mundur sistemim asfaltimi i sheshit ku gjenden shkolla dhe qendra shëndetësore.Ekspertë thonë se fermerët e kësaj zone janë të njohur për prodhimet bujqësore dhe blegtorale, në mënyrë të veçantë për vreshtarinë dhe ullirin.Dhe përveç rruga do tu shërbej atyre, pritet që të zgjojë edhe interesin e qytetarëve për të vizituar kishat e vjetra dhe kalanë 400 vjeçare.