Elbasan, arrestohet autori i vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Lumani

Policia e Elbasanit ka arrestuar sot autorin e vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Lumani.  Sipas policisë në pranga ka rënë 24-vjeçari Sajmir Muça.Ngjarja ka ndodhur mbërëmjen e djeshme në në lagjen “11 Nëntori", në qytetin e Elbasanit ku Lumani është qëlluar disa herë me thikë nga 24-vjeçari.Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal por ka ndërruar jetë, si pasojë e dëmtimeve serioze,Sipas policisë autori dhe viktima,dyshohen se janë përdorues droge dh ngjarja ka ndodhur gjatë konfliktit teksa ishin nën efektin e lëndëve narkotike.