Lëvizje në polici, ndryshojnë shefat e komisariateve

Vazhdon vala e ndryshimeve në policinë e shtetit ndërsa sot janë bërë publike disa prej emrave të rinj të shefave të komisariateve në kryeqytet.Kështu Nazmi Suli është emëruar shef i komisariatit numër 1 në kryeqytet ndërsa Dritan Dorda është emëruar  shef i komisariatit nr.2.Gjithashtu Alfred Njumani është emëruar në komisariatin nr. 3, Gazmend Hamitaj emërohet shef i komisariatit nr. 4, Rakip Hoxha në komisariatin nr. 5 dhe Sejfulla Metko emërohet shef i komisariatit nr. 6.Gjithashtu, Genci Peka është emëruar shef i qarkullimit rrugor ndërsa  Urim Rexhepi emërohet shef i komisariatit të Kavajës