Halimi: Të miratohet ligji për Gjykatën e Lartë

Miratimi i ligjeve për reformën në drejtësi kërkon kontributin e domosdoshëm të opozitës.Ky ka qenë apeli i ministrit Eduart Halimi gjatë diskutimit të draftit më të ri për reformat në administratën gjyqësore i përgatitur në bashkëpunim me Euralius. Sipas kreut të drejtësisë reformat në drejtësi janë një proces i vështirë.Ndërsa përfaqësuesi i delegacionit Europian në Shqipëri Clive Rumbold deklaroi se gjykatat në Shqipëri duhet të jenë të pavarura dhe efikase.“Standartet janë të thjeshta .Gjykatat duhet të jenë të pavarura dhe efikase dhe kjo për faktin e vetëm se duhet ti shërbejnë sa më mirë qytetarëve .Organizimi i brendshëm duhet të jetë i qartë në Gjykatat shqiptare.Administarat duhet të jetë transparente dhe duhet të ndalohet korrupsioni në punësimin e personelit” tha ai.Ministri Eduart Halimi deklaroi se që brenda këtij muaji do të fillojë riorganizimi i ri i gjykatave i cili do ti japë frymëmarrje sistemit gjyqësor në vendin tone.