Mourinho pranë nënshkrimit me Chelsea

Strategu portugez, Hose Mourinho do të vazhdojë karrieren tij si trajner në radhet e skuadres së Chelsit. Këtë fakt e beson edhe vetë “Special One”, i cili vazhdon të theksojë se karriera e tij do të vazhdojë te ajo skuadër ku të gjithë e duan dhe e mirëpresin.Pas anonçimit të divorcit që bëri presidenti i madrileneve Perez pak ditë më parë, Mourinjo pritet të konfirmojë largimin e tij nga Real Madridi pas ndeshjes së javës së fundit në La Liga. Sipas mediave britanike bëhet e ditur se tekniku portugez nuk do të presë këtë moment për të arritur një marrëveshje me Chelsin, skuadren e tij të preferuar.Madje flitet se kjo marrveshje është arritur dhe palet po presin fundin e kampionatit iberik për të zyrtarizuar gjithçka. Tabloidi britanik “Deily Star” raporton se marrveshja mes Abramoviç dhe teknikut të madrilenëve është arritur tashmë. Madje “Dely Star” bën të ditur edhe shifrat e kësaj marrveshje ku shkruan se Mourinho do të përfitojë plot 250 mijë paund në javë, në një kontratë që do të zgjasë për katër vitet e ardhshme.E llogaritur në shifra vjetore “Special One” do të fitojë plot 13 milionë euro në sezon, ndërsa për kater vitet e qendrimit të tij në Londer në llogarinë e Mourinhos do të kalojnë plot 52 milionë euro për katër vjet. Një shumë kjo shumë e lartë që e bën teknikun karizmatik një nga trajnerët më të paguar në historinë e futbollit botëror.Përveç shpenzimeve të larta për pagen e Mourinhos, manjati rus Abramoviç, njëkohësisht president i skuadres së Chelsit ka programuar se në merkaton verore do të shpenzojë edhe 150 milion paund për të vënë në dispozicion të Mourinhos emra të mëdhenj të futbollit botëror. Me arritjen e objektivave Abramoviç kërkon që ta rikthejë skuadren e Chelsit një nga pretendentet kryesorë për të dominuar futbollin ndërkombtar.