Zgjedhjet e 23 qershorit, fushata e kandidatëve të djathtë
Kandidatët e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës zhvilluan një takim me të rinjtë e qytetit. Aldo Bumçi tha se Partia Demokratike sheh te rinia të ardhmen e vendit, ndërsa Gjovalin Kadeli tha se të rinjtë do ti japin PD mandatin e 5 në Lezhë.Kandidatët e Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës vijojnë takimet elektorale në funksion të zgjedhjeve të 23 qershorit. Astrit Patozi e Ardi Kollozi të shoqëruar nga kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci qëndruan në fshatin Trevllazer ku ndanë me banorët lajmin e mirë për ndërtimin e rrugës së re.Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Durrësit, Gent Strazimiri, mori pjesë në nisjen e punimeve për rrugën që lidh Bovillën me malësinë e Krujës. Strazimiri tha se investimi me vlerë 320 milion lekë krijon mundësi të reja për banorët e ketyre zonave.Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Shkodrës, Gjokë Uldedaj, vijoi fushatën elektorale në Velipojë. Në fjalën e rastit ai u ndal te rendësia e pjesëmarrjes në votime dhe kërkoi votën për Partinë Demokratike.Ndërkaq, dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër sulmuan premtimet dhe deklaratat e kandidatëve të Partisë Socialiste.