Peleshi: Bode asnjë investim për Korçën. E ftoj në debat televiziv
Në nje prononcim per mediat kreu i bashkise se Korçes, Niko Peleshi, ka akuzuar Ministrin e Financave Ridvan Bode se nuk ka bere asnje investim ne qytetin e Korces apo rruget e saj, perkundrazi sipas Peleshit qeveria shqiptare nuk ka bere asgje perveçse ka penguar dhe nuk ka firmosur nje sere projektesh per investime ne Korçë.Peleshi i ka cilesuar si te turpshme deklaratat e Bodes, i cili ka listuar nje sere investimesh ne qytetin e Korçes. Ai ka ftuar Ministrin e Financave ne nje debat te hapur publik ku te flitet rreth ketyre investimeve.Ky reagim i kryebashkiakut te Korçës ka ardhur pas deklaratave te bera nga Ministri Ridvan Bode ne nje debat televiziv, ku ka deklaruar se Korça ka qene nje nga Bashkite, e cila ka marre me shume fonde nga qeveria shqiptare se cdo Bashki tjeter e Shqiperise.