Arvizu reagon nga Elbasani: Jam zyrtar i qeverisë së SHBA, s’kam axhendë personale

Nuk kam një axhendë personale në Shqipëri, vij për t'i shërbyer qeverisë amerikane dhe vendit tim". Kështu ka deklaruar Ambasadori amerikan i akredituar në Tiranë, vetëm pak çaste para se të kryente ceremoninë e betimit të 34 vullnetareve të Korpusit të Paqes në ambjentet e teatrit " Skampa" të qytetit të Elbasanit.Duke iu drejtuar vullnetarëve Arvizu shtoi se " tre vite më pare edhe unë kam bërë të njejtin betim kur u emërova nga Shtëpia e Bardhë për të shërbyer në Shqipëri dhe u emërova nga senati. Disa njerëz ndoshta do të dëgjojnë në këto zgjedhje që dikush ka një axhendë personale, unë nuk e kam një të tillë, dhe këta amerikanë të mrekullueshëm nuk e kanë gjithashtu. Ne jemi këtu për të përfaqësuar vendin tonë në menyrën më të mirë të mundshme. Ky është përkushtimi ynë dhe premtimi për gjithësecilin prej jush"tha ai.Gjatë dites se  sotme 34 vullnetarë të Korpusit Amerikan të paqes bënë betimin zyrtar pas përfundimit të trajnimit dhe nesër do të nisin të punojnë pranë Bashkive, organizatave komunitare, shkollave dhe qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.