Mediu me fasonët: Gjithçka për zhvillimin e bizneseve dhe iniciativës së lirë
Në vijim të fushatës elektorale, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i shoqëruar nga kandidati për deputet në qarkun e Durrësit, Agron Duka zhvilluan një vizitë në një fabrikë rrobaqepësie në zonën e Shijakut.Kreu i PR-së, Mediu, theksoi se koalicioni i djathtë do të bëjë gjithçka që Shqipëria të zhvillohet nëpërmjet bizneseve dhe iniciativave të lira.Ndërkaq, kandidati Agron Duka, theksoi se marrëdhëniet humane qëndrojnë në thelb të veprimtarisë së tij politike.Ndërkaq, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me kongresmenin Aderholt, bashkëkryetar i Grupit për Shqipërinë në Kongresin Amerikan dhe zv.president i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.Gjatë takimit, kongresmeni Aderholt rikonfirmoi mbështetjen e Kongresit Amerikan për Shqipërinë si një partnere e denjë në NATO. Ai theksoi se të gjitha institucionet amerikane e shikojnë Shqipërinë si një partner real në luftën kundër terrorizmit dhe në të gjitha fushat.Mediu nga ana e tij falenderoi kongresmenin Aderholt për mbështetjen e tij për Shqipërinë dhe angazhimin në Ballkan. Mediu rikonfirmoi edhe një herë angazhimin e mazhorancës për zgjedhje të lira e të ndershme më 23 qershor.