Matura shtetërore, nesër testi i gjuhës dhe letërsisë

52 mijë maturantë do ti nënshtrohen provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë gjatë ditës së premte, ku do të  provojnë dijet e marra  gjatë viteve të detyruara të shkollimit. Alfons Harizaj ,Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve deklaroi se në total testi do të ketë 50 pyetje të nivelit mesatar të vështirësisë.Drejtori i AKP-së shpjegon se këtë vit do të realizohen kontrolle të posacme për të mos lejuar kopjimit prej maturantëve.Provimi  është përcaktuar të filloj në orën 10 të mëngjesit ndërkohë që prezenca e maturantëve kërkohet të paktën një orë e gjysëm më përpara dhe të pajisur me një mjet identifikimi.Rezultatet e këtij provimi të parë për maturën shtetërore pritet të dalin pas 15 ditësh ndërkohë që në vend janë gjithsej 6 qendra të vlerësimit të testeve.