Rama: Berisha na ka bërë qesharak në sytë e botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2013, 14:54
Në vijim të turit në rrethin verior, Rama u ndal në Oblik "këndin e fjalës", ku shpalosi programin duke iu përgjigjur pyetjeve të banorëve.Me tej, kreu i PS, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Velipojës iu rikthye akuzave ndaj Kryeministrit Berisha. Kryesocialisti Rama theksoi se është e domosdoshme që të krijohet një shtet i fortë për shqiptarët.“Shqipëria nuk ka shtet. Shqipërinë nuk e merr njeri seriozisht. Na ka bërë qesharak në sytë e botës kjo qeveri, ky kryeministër. Me këtë kryeministër qeshin të gjithë jashtë shtetit dhe fatkeqësisht duke qeshur me të nuk na marrin seriozisht as ne. Prandaj ne duhet të krijojmë shtet” tha Rama.Gjatë takimeve, Rama shoqërohej nga kandidatët për deputetë në qarkun e Shkodrës.