Berisha: Progresi në fushën dixhitale një realitet i prekshëm
Këshilli i Ministrave miratoi sot Planin Kombëtar për Zhvillimin e Broadbandi-t. Kryeministri Berisha, i cili e veçoi këtë vendim si një ndër më të rëndësishmit e rendit të ditës u shpreh se progresi i Shqipërisë në fushën dixhitale është sot një nga realitet më të prekshme. Kryeministri shpjegoi se ky plan ka dy qëllime madhore, njëri prej të cilëve është që Shqipëria të jetë vend lider në rajon, për teknologjinë e informacionit.“Ky plan- u shpreh kryeministri-bën të mundur shtrirjen e përdorimit të internetit në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare, institucionet publike, private cilatdo qofshin ato. Ky plan bën të mundur që qytetari shqiptar të marrë internet të cilësisë më të larta, të shpejtësisë më të madhe, të spektrit më të gjerë.”Gjithashtu, kryeministri Berisha veçoi vendimin për “Përcaktimin e procedurave të shënjimit të naftës bruto dhe të nënprodukteve të naftës. Duke folur mbi këtë vendim, kryeministri u shpreh se “Kjo praktikë që fillon me njërën prej teknologjive më të mira që ekzistojnë do të parandalojë abuzivitetin real të përzierjeve të karburanteve të dëmshme, pasi ky lloj shënimi qartëson çdo lloj manipulimi që mund të bëhet me karburantin dhe kjo është një arritje e madhe.”Më tej, kryeministri u ndal edhe në disa vendime të tjera për transferime pronash, si dhe kërkoi nga ministritë përkatëse marrjen e masave të menjëhershme për zgjidhjen e disa problemeve të ngritura nga qytetarët e Urës Vajgurore, në bashkëbisedimin e djeshëm që kryeministri pati me ta.Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “për kthimin në fond banesash të ish-konviktit të shkollës së Ndërtimit, ish-konviktiti të tekstilit, ish-shkollës së Ulët të Ndërtimit dhe ish- Çerdhes nr.3 në Kombinat, Tiranë. Ky vendim ka si qëllim kthimin në fond banesash të ish-konviktit të Shkollës së Ndërtimit, ish-konviktit të tekstilit, ish-shkollës së Ulët të Ndërtimit dhe ish Çerdhes nr.3, në Kombinat, për tu përdorur për privatizim nga ana e banorëve që janë sistemuar në këto objekte.Këto godina sot janë të përshtatura nga banorët me shpenzimet e tyre si objekt banimi. Meqenëse këto objekte kanë humbur prej vitesh funksionin e tyre, si dhe për të mos krijuar probleme sociale për familjarët, të cilët janë sistemuar në këto objekte, pas kalimit në përgjegjësi administrimi të Entit Kombëtar të Banesave, ngarkohet ky ent të bëjë kalimin në pronësi, pa kundërshpërblim të këtyre objekteve për banorët e pastrehë, duke i hapur rrugë strehimit të këtyre familjeve.Një tjetër vendim i qeverisë ishte “Miratimi i kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale”, i propozuar nga Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve.Sipas të dhënave të regjistrimit në përmbajtje të regjistrit të pasurive të paluajtshme pranë zyrave përkatëse të regjistrimit të pasurive, rezultojnë se objektet infomale të trajtuara në këtë vendim , janë ngritur pjesërisht në troje shtetërore dhe pjesërisht në territore të papërfshirë nën sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.Një tjetër kontingjent pasurish që trajtohen në këtë vendim, janë shtesat (anësore) informale në ndërtime me leje. Për këtë kategori ndërtimesh autoritete e përcaktuara nga ligji ALUIZNI dhe njësitë e qeverisjes vendore, kanë kryer të gjitha procedurat tekniko-ligjore për përditësimin dhe plotësimin e dosjeve të ;legalizimit për secilin objekt dhe kanë përfunduar procedurave kualifikuese për legalizimin e tyre, duke bërë të mundur trajtimin e këtyre pasurive nëpërmjet këtij vendimi, si dhe procedurave të tjera vijuese.Për 487 parcelat eobjeketeve informale për të cilat kërkohet kalimi i pronësisë së truallit me sipërfaqe të përgjithshme prej 119 812.22 m2, janë kryer procedurat e përditësimit në teren, përgatitja dhe plotësimi i dokumentacionit tekniko-ligjor të nevojshëm, si dhe kualifikimi për legalizim, në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi.