SHBA përshëndet votimin e ligjeve: Të vazhdohet më tej me reformat

Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpret miratimin konsensual nga parlamenti të legjislacionit të rekomanduar nga Bashkimi Europian.Në një deklaratë për mediat, Ambasada amerikane nxit parlamentin dhe qeverinë e ardhshme t'i përkushtohen përmbushjes së përparësive të mbetura dhe reformave të tjera të nevojshme nëpërmjet konsensusit dhe bashkëpunimit me qëllim që të fitojnë një opinion pozitiv nga Bashkimi Europian.Votimin e tre ligjeve për integrimin e kanë përshëndetur më herë edhe ambasadorët e BE dhe OSBE-së në vendin tonë, të cilët ndoqën nga afër edhe punimet e seancës parlamentare.Kuvendi i Shqiperise ka votuar sot me konsensus paketen e ligjeve te kerkuar nga Brukseli.Pas shume diskutimesh e replikash mes palesh, me 108 pro asnjë kundër, 1 abstenim, ligjin për Gjykatën e Lartë.Me 107 vota pro, asnje kunder dhe 2 abstenim, Kuvendi miratoi pr.ligjin e dyte te kerkuar nga Brukseli per statusin, ate per “Për nëpunësit civilë”.I treti ne radhe u miratua edhe projektligji per “Ndryshimin e Rregullores së funksionimit të Parlamentit”..