Berisha: Rama shkelmoi statusin për 1 vit. Votoni edhe amnistinë

Kryeministri Berisha ka akuzuar sot kryesocialistin Rama se shkelmoi statusin e vendit kandidat për mëse 1 vit.Duke folur në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit ku pritet të votohen 3 ligjet e integrimit, kryeministri Berisha theksoi se Rama duhet t`I kërkojë falje qytetarëve që bllokoi statusin."Shkaku themelor i thirrjes së Parlamentit është votimi i 3 ligjeve për të cilat Partia Demokratike ka bërë thirrje për votim. Në votimin e sotëm pasi u varros statusi për një vit Parlamenti kryen një akt me të cilën kursen një shumë të konsiderueshme parash që do përdorej për referendum.  Parlamenti i bën ligjet aktive me votën e tij dhe në këtë mënyrë kursen rreth 6 milionë euro pasi janë humbur disa miliona euro pas shkelmimit që bëri kreu i PS-së statusit të vendit kandidat. Ndaj dhe shqiptarët duhet ta dinë mirë se ata të cilët shkelmuan, hodhën në kosh 3 ligjet që kërkoheshin për marrjen e statusit krijuan një pellg të zi.  N.q.se ju e votoni këtë ligj për shkak të rivalitetit të tmerrshëm të brendshëm atëherë të jeni të sigurtë që ky ligj do t`ju përvlojë ju. Ju besoni se mund të lani sytë me ujin e pellgut të zi që krijuat" tha Berisha.Kryeministri Berisha gjithashtu u bëri thirrje opozitës që të votojë ligjin për amnistinë për të bërë të mundur sipas tij mbylljen me dinjitet të Parlamentit."Kryetari juaj është politikan kioskë, ai thotë do fal gjobat e 1 marsit e këtej, pse të 1 shkurtit, apo 1 janarit jo. Të votojmë dhe amnistinë si një akt të denjë dhe e mbyllim këtë seancë me vendime shumë të rëndësishme, nuk keni shkak të refuzoni amnistinë, cfarë do u thoni atyre që kanë punësuar mijëra vetë, biznesmenëve të Elbasanit, bashkim cfarë do u thuash biznesmenëve të Korcës që nuk voton amnistinë, s’ka asgjë partiake, kryetari yt premtoi të heqë gjobat e 1 marsit e këtej, t’i bëjmë qytetarët të drejtë para ligjit, pse vini me paragjykime. Është kollaj të futesh në fabrikat e tyre për ndonjë votë, doni konsultime mes tuaj, merrni kohën që ju duhet. Ligjin e kemi gati ta votojmë. E lëmë sa të doni ju. E lëmë deri në dhjetor sa të doni ju. Shteti nuk ka inate, partitë kanë inate. Kjo është seanca e fundit, të votojmë 3 ligjet, të votojmë amnistinë. Nuk ka mënyrë më të ndershme që Parlamenti ta mbyll me amnistinë” tha Berisha.