Zgjedhjet e 23 qershorit, fushata e kandidatëve të partive të majta

Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në qarkun e Fierit, Ilirjan Celibashi, zhvilloi një takim me specialistët e naftës. Celibashi tha se qeveria socialiste pas 23 qershorit do të ndryshojë realitetin në sektorin e naftës.Kryesuesi i listës së Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Ben Blushi, zhvilloi një takim me banorët e lagjes '28 Nëntori". Blushi në zhvilloi një takim edhe më banorët e lagjes "Syria Dylgjeri" ku u njoh me problematikat e zonës.Partia Socialiste në Gramsh ka protesuar për incidentin e lidhur me flamujt elektoralë. Kreu i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, prentendon se është dhunuar nga një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtes. Kandidati për deputet, Damian Gjiknuri, e cilësoi ngjarjen akt të dirigjuar për të dhunuar zgjedhjet.Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me studentët në universitetin "Eqerem Çabej". Veliaj sulmoi qeverinë për dështim me arsimin e lartë.Kryesuesi i Listës së LSI në qarkun e Fierit, Petrit Vasili vijoi fushatën elektorale në qytetin e Lushnjes. Vasili zhvilloi takime me banorët e lagjes Savër dhe "Xhevdet Nepravishta".Kandidati i LSI, Vangjel Tavo vijoi fushatën elektorale në qytetin e Memaliajt.Kryetari i PSV91, Petro Koçi, prezantoi në Durrës kandidatin për qarkun, Gjergj Markola.Koçi vuri theksin te rëndësia kombëtare e rotacionit dhe nevojës për reformë kushtetuese dhe elektorale.