Kukës, furgoni përplas kalimtarin, vdes në spital 60-vjeçari
Nje 60-vjeçar ka humbur jeten si pasoje e nje aksidenti automobilistik ndodhur ne qender te qytetit te Kukesit. Mesohet se i moshuari ka qene duke kaluar rrugen kur nje automjet tip furgon e ka perplasur dhe hequr zvarre per disa metra.Sipas burimeve te policise Kukes, behet e ditur se i moshuari Nusret Taf'hasi eshte plagosur rende dhe ndodhet ne spitalin rajonal te qytetit. Drejtuesi i mjetit Bujar Bilali menjehere pasi ka ndodhur aksidenti i ka dhene te moshuarit ndihmen e pare dhe me pas e ka transportuar ate drejt repartit te urgjences.Policia rrugore ende nuk ka bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, por paraprakisht dyshohet se shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti, në zonën urbane, ka bërë që drejtuesi i automjetit të përplasë të moshuarin, i cili ka tentuar që të kalojë rrugën.Drejtuesi i mjetit, Bujar Bilali, eshte shoqeruar nga forcat e policise ne ambjentet e komisariatit.