Moore:Mbështesim zgjedhjet duke punuar me KQZ-në
Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur takimin e drejtorit për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore me analistët.Në fjalën e tij, Moore theksoi se SHBA beson se është absolutisht e nevojshme që qytetarët e Shqipërisë të mund të respektojnë institucionet përgjegjëse për zgjedhjet si dhe rezultatin e zgjedhjeve."Ne i mbështesim fuqimisht zgjedhjet, duke punuar me KQZ-në, duke punuar me organizata jo-qeveritare. Përveç kësaj, ne jemi shumë krenarë që po punojmë ngushtë me përpjektjet e OSBE-së për monitorimin. Unë u takova me Conny McCormack e cila është në krye të misionit të vëzhguesve. Në të njëjtën kohë, fokusi është qartazi tek zgjedhjet. Shpresoj që ju e mbani mend fjalimin e Sekretares Clinton nëntorin e kaluar. Ajo foli mjaft hapur për nevojën që Shqipëria të bëjë përparim të mëtejshëm drejt Bashkimit Europian dhe, ndërsa është e qartë se ka disa çështje tek iu afrohemi zgjedhjeve, ato duhet të zgjidhen. Më erdhi mirë që dëgjova nga një numër udhëheqësish partish politike se ata presin që Parlamenti të miratojë tre vendime të nevojshme për të cilat është pritur gjatë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Në politikë dhe në diplomaci, nuk ofrohen urime derisa diçka të ketë ndodhur, kështu që ne do të presim të shohim çfarë do të ndodhë në Parlament, por shpresojmë që kjo të ecë përpara me sukses. Duhet të kishte ndodhur prej kohësh” tha Moore. Gjithashtu diplomati amerikan theksoi se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mund ta luajë plotësisht rolin e tij vetëm i plotë duke theksuar se pritet të arrihet një kompromis mes qeverisë dhe opozitës për plotësimin e KQZ-së.Nuk ka dyshim që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve luan një rol shumë të nevojshëm. Nuk ka dyshim që pa shtatë anëtarë, KQZ-ja nuk mund ta luajë plotësisht rolin e saj. Unë nuk erdha këtu për të rregulluar KQZ-në; erdha këtu për të parë situatën zgjedhore. Jam në dijeni – jam i sigurt se të gjithë ju jeni – që ka patur shumë bisedime të nivelit teknik midis partive politike të mazhorancës dhe opozitës për KQZ-në. Dera nuk është krejtësisht e mbyllur. Ne ende do të dëshironim që të shihnim një kompromis midis qeverisë dhe opozitës në mënyrë që KQZ-ja të ketë vërtet shtatë anëtarë. Përshtypja ime është që në këtë moment nuk ka shumë gjasa që qeveria dhe opozita të jenë të përgatitura të gjejnë kompromis për këtë. Është e rëndësishmë që, siç e përmendët dhe ju dhe siç thashë sot më herët në Durrës, ka institucione të tjera zgjedhore të cilat kanë një rol për të luajtur. Është gjithashtu shumë e qartë se të gjitha partitë politike kanë ndërmend të ecin përpara me zgjedhjet e 23 qershorit. Shumë parti kanë bindjen se do të fitojnë. Sigurisht, nuk është e mundur që të gjitha ato të fitojnë. Dhe, siç dëgjova kur isha këtu në prill, të gjitha partitë më janë zotuar mua, i janë zotuar Ambasadës dhe Ambasadorit se ato do të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Çështja e mbajtjes dhe atmosferës së zgjedhjeve është e komplikuar. Si një vend pjesëmarrës në OSBE, ne do të ndjekim konkluzionet e misionit vëzhgues të OSBE-së. Ata kanë një skuadër shumë profesionale dhe të madhe në numër dhe ne jemi të kënaqur që po e mbështesim këtë përpjekje. Ne gjithashtu do të kemi përfaqësuesit tanë nga ambasada këtu. Thelbi është që ne do të dëshironim që KQZ-ja të kishte shtatë anëtarë. Por, nëse kjo ndodh apo jo, duket se të gjitha partitë janë të gatshme të vazhdojnë me zgjedhjet” ka theksuar Moore.