Berisha:Përmirësim të klimës ndaj biznesit dhe ulje të taksave
Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se qeveria është e angazhuar për një klimë sa më miqësore për biznesin duke premtuar vazhdimin e reformave për të bërë të mundur lehtësimet e nevojshme për sipërmarrjen.
"Asgjë nuk pasqyron shtetin më shumë se doganat. Dogana është porta e hyrjes së shtetit dhe unë kam kënaqësinë të kontatoj përmirësime thelbëore që ju keni bërë gjatë këtyre viteve, që janë paqyruar në një qëndrim të ri të publikut ndaj jush. Hapa të mëdha janë arritur gjatë këtyre viteve, është reduktuar në 10 përqind kontrolli për rriskun, janë reduktuar referencat. U inagurua një nga kompekset më moderne për doganën e Tiranës, vepër kjo e një partneritet publik-privat. Platforma jonë është klima më miqësore e mundshme ndaj biznesit, në këtë kontekst kërkesat e biznesit duhet të shqyrtohen me seriozitetin më të madh” tha Berisha.
Sipas tij, ulja e mëtejshme e taksave është rruga më e sigurtë për zhvillimin e vendit, për ecjen përpara të biznesit dhe për punësimin.Kryeministri Berisha theksoi se në 4 vitet që vijnë vendi do të bëhet lider në përdorimin e teknologjisë së lartë dhe kjo sipas tij do të rrisë transparencën e ta gjitha shërbimeve në vend.