Patozi: Falenderoj Metën që e nxori në pritë Edi Ramën

Kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi është shprehur në seancën e sotme plenare se sot nuk është ditë historike pavarësisht se votimi i tre ligjeve është lajm i mirë për vendin.Sipas tij, sot është një ditë e shënuar që çdo shqiptar të njohë opozitën e saj pasi  kredibiliteti i saj sot është zero.Gjithashtu Patozi falënderoi kreun e LSI-së, Ilir Meta që sipas tij u bë shkak për mbledhjen e seancës së sotme parlamentare.“Ju falenderojmë se në mesin e fushatës elektorale, tani ju kanë rënë të gjitha akuzat. Faleminderit Ilir Meta që e nxore ne pritë Edi Ramën, me dashje apo pa dashje. Të kemi kundërshtar, por ti u bërë shkak për të mbledhur këtë seancë ku çdo shqiptar do të dalë i fituar përveç Edi Ramës. Ilir Metën mund të akuzoj për 1 mijë gjëra, por jo se ka penguar integrimin, se ka pasur të njëjtin qëndrim si para dhe pas ‘darkës së ngjalave’ dhe marrëveshjes së 1 prillit”, tha Patozi.Ai ka theksuar se zgjedhjet do të jenë dita e madhe e ndëshkimit për Edi Ramën  pasi Partia Demokratike do të fitojë dhe kryesocialisti Rama do të qëndrojë në autobus.