Kapen 210 kg kanabis në pikën kufitare Hani i Hotit, arrestohet transportuesi

Policia kufitare e Hanit të Hotit ka bërë të mundur sekuestrimin e 210 kg kanabis ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi  Gentjan Mehmeti pasi në automjetin e tij me AA 278 GH u gjet e fshehur lënda narkotike.Sipas policisë lënda narkotike kishte si destinacion Malin e Zi dhe më pas tregun perëndimor.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.