Simbolet politike në fushatë, Bashkia Lezhë nuk siguron balancë në qytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2013, 17:38
Bashkia e Lezhës është një ndër qytetet e vetme që ende nuk ka marrë një vendim për ndarjen e hapësirave për vendosjen e simbloleve elektorale të partive politike për zgjedhjet e 23 qershorit.Në këtë situatë, partitë politike kanë vendosur simbolet e tyre në mënyrë të çrregullt, duke krijuar mungesë balance. Kësaj situate kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj i jep dy sqarime kontradiktore me njëri-tjetrin.Një situatë e tille mund të shërbejë si pretekst për incidente elektorale, mes përfaqësuesve apo simpatizantëve të partive të ndryshme politike.