Ligjet, Berisha: Fituan të gjithë shqiptarët, bllokuesit lanë fytyrën me ujërat e pellgut të zi
Kryeministri Berisha ka komentuar në rrjetin social faceboook miratimin e ligjeve. Në një reagim fill pas votimit të tyre në Kuvend, Kryeministri vlerëson se kjo është një fitore për të gjithë shqiptarët.“Pas 236 dite bllokimi, tri ligjet u votuan!Te dashur miq, sot pas nje bllokimi nga Edi Rama prej 236 ditesh, tri ligjet u votuan ne Parlament. Me kete, fituan te gjithe ata qe luftuan çdo dite per votimin e tyre, shqiptaret, qe integrimin europian e kane endrren dhe projektin me te bukur per te ardhmen e tyre dhe te femijeve te tyre” shprehet Berisha.Shefi i qeverisë nuk la pa shigjetuar edhe kundërshtarët e tij politikë, të cilët sipas tij me këtë akt vetëm sa lanë fytyren me ujerat e pellgut te zi te bllokimit te tyre.“Kurse ata qe me bllokimin per 236 dite te ketyre ligjeve lane per 1 vit Shqiperine pa statusin e vendit kandidat, vetem sa lane fytyren me ujerat e pellgut te zi te bllokimit te tyre. Perpara per statusin e vendit kandidat! Perpara drejt fitores!!!” shkruan Kryeministri.Edhe Ministri Halimi theksoi se miratimi ne pak minuta i ligjeve te integrimit tregoi se gjithçka ishte e mundur shume kohe me pare dhe kjo vonese i detyrohet cinizimit politik te opozites.“U miratuam tre ligjet e rendesishme qe mbajten pezull dhe per turpin e bllokuesve penguan marrjen e statusit kandidat te vendit tone. Miratimi ne pak minuta i ligjeve te integrimit tregoi se gjithecka ishte e mundur shume kohe me pare dhe kjo vonese i detyrohet cinizimit politik te opozites e cila cfare nuk sajoi per te bllokuar shqiptaret. Ku shkuan sajesat?!Vendi yne nuk e ka luksin te jete me vonese. Pergjigjen per demet e shkaktuara nga mosmarrja e statusit, opozites do t'ja japin votuesit ne 23 qershor, kur do e lene me ne pakice se kjo pakica e bllokimit qe per vite me rralle punoi kunder cdo shqiptari dhe endrres se tij europiane”deklaroi në rrjetin social fb Halimi.“Sot Kuvendi miratoi 3 ligjet e Brukselit. Opozita, pasi e bllokoi për 231 ditë, 5567 orë, statusin e vendit kandidat, pasi bllokoi miliona euro për investime e bursa për të rinjtë, pasi pengoi për katër herë rresht ëndrrën europiane të shqiptarëve, ashtu siç e kisha thënë iu deshën vetëm tre sekonda për të votuar tre ligje. Vetëm tre sekonda për të hequr pritën.Vetëm tre sekonda për të zhbllokuar rrugën tonë drejt Europës. Edi Rama nuk mund ta pengojë më ecjen tonë Përpara! Në 23 Qershor shqiptarët në tre sekonda do ia japin përgjigjen që meriton këtij anti- shqiptari, anti-europiani, që nuk e do vendin e tij në Europë” u shpreh kryeparlamentarja Topalli.Pas një seance të tensionuar ku dominuan akuzat dhe kundërakuzat mes deputetëve të PS-së dhe kryeministrit Berisha, Kuvendi arriti sot të miratojë paketën e integrimit.Mazhoranca dhe opozita bashkuan sot votat dhe miratuan pro ligjit të Gjykatës së Lartë, ligjit për nëpunësin civil, si edhe për reformën parlamentare.Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës votuan me 108 vota pro dhe 1 abstenim për Gjykatën e Lartë, me 107 vota pro për ligjin e nënpunësit civil dhe me 108 vota pro dhe 1 abstenim reformën parlamentare.Gjithashtu Kuvendi miratoi me 67 vota pro shtyrjes së amnistisë deri në dhjetor të vitit 2013.Seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit është ndjekur nga afër edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth.