Merakto e Juventusit kalon në planin "B"

Nga Spanja vijnë zërat se Juventus duket të bëjë kurban një nga mesfushoret më potent për të afruar në skuadër sulmuesin argjentinas Higuain. Madrilenet duket se u kanë vënë kushte bardhezinjve për të marrë kartonin e bomberit të "galaktikëve".Sipas të përditshmes “AS” bëhet e ditur se madrilenet u kanë kërkuar drejtuesve të Zonjes në bisedimet e fundit një shkëmbim mes Vidal dhe Higuain. Ky kusht nuk është pranuar parimisht nga drejtuesit e Juventusit, të cilët e shohim mesfushorin e tyre të pashitshem përkundrejt çdo çmimi.Duke parë vështirësitë e hasura nga ana e madrilenëve për Higuain në Torino po flitet gjithnjë e më shumë për një plan "B" si alternative për të zevendesuar El Pipitan. Lojtari që ka përfunduar në objektivin e marotes dhe jo vetem, është sulmuesi i Manchester Sitit, Karlos Tevez. Kontrata e këtij të fundit me "Qytetaret" skadon në 2014 ndërsa për kartonin e tij drejtuesit e Sitit do të ishin të gatshëm të jepnin ok edhe për 10 milion euro.Kjo shifer duket shumë më e arsyeshme se ajo që kërkojnë madrilenet për Higuain, ndaj edhe mundësia që Teves të veshë fanellen bardhezi në sezonin e ardhshëm është shumë më e madhe.Duke parë këtë fakt drejtuesit e Juventusit mund të sjellin në Torino një "Top Pleyr" pa shpenzuar shuma të mëdha eurosh, një synim ky i aplikuar edhe më parë në kampin e “Zonjes së Vjeter”. Për të marrë shërbimet e Tevez Marotës, duhet të mposhtë konkurencen e skuadres së Monakos e interesuar edhe kjo prej kohesh për bomberin argjentinas.Përveç kësaj mundësia që shihet si më e mira për Juventusin është se drejtuesit janë futur në tratativa edhe me Fiorentinen për Jovetiç. Pasi kanë marrë miratimin e vetë fantazistit malazez në oret e fundit ka ardhur edhe miratimi i Monteles për kalimin e sulmuesit ballkanas në radhet e Juventusit.Oret e ardhshme prit të vendosin shumë mbi merkaton e Juventusit dhe tratativat që ata kanë nisur me lojtaret e rëndësishem që shihen si përforcime të domosdoshme për edicionin e ardhshëm.