PSG kërkon, Rooney, Fabregas dhe Edison Cavanin
Edhe pse vëmëndja më e madhe është përqëndruar tek e ardhmja e teknikut Karlo Ançelotti kjo nuk do të thotë se PSG nuk po punon për merkaton e verës. Kampionët e Francës për sezonin 2012-2013 duan të jenë protagonistë edhe në Champions League ndaj dhe janë duke përgatitur dy goditje të mëdha.Rikthimi si dominues në Francë pas 19 vitesh dhe gadishmëria e drejtuesve për të shpenzuar shuma të mëdha për ndërtimin e një skuadre të denjë edhe në kupat e Europes. Për të arritur këtë objektiv në listën e sheikëve nga Katari kanë përfunduar disa lojtarë me peshë në futbollin botëror.I pari në listen e kryeqytetasve francez vazhdon të qendrojë sulmuesi anglez Uien Runey. Bomberi i Manchester United ka shprehur vullnetin e tij për tu larguar nga "Old Trafford" dhe parizienët duan që t'ia bashkangjisin Zlatan Ibrahimoviçit në sulmin e skuadrës për të krijuar një dyshe përfekte.Emri i dytë që po qarkullon së fundmi në ambientet e skuadres së PSG është mesfushori i Barcelonës Sesk Fabregas. Ish kapiteni i Arsenal ka një kontratë deri në vitin 2016 me katalanasit dhe një klauzolë prej 200 milionë eurosh por Tito Vilanova po mendon seriozisht shitjen e tij, shkruan "Sport.es". Për Fabregas interesohen edhe klube të tjera si: Manchester City, Chelsea, Inter dhe Milan.Ndërsa lojtari tjetër që vazhdon të shihet me interes nga drejtuesit kryeqytetas është edhe emri i Edison Kavanit. El Matador është një dëshirë e vjeter e teknikut Ancheloti dhe në rast se ky do të qendrojë te PSG ateherë mundësia që bomber napoletan të veshë sezonin e ardhshëm fanellen e kryeqytetasve transalpinë është shumë e madhe, kjo edhe për faktin se Kavani ka shrehur prej kohesh dëshiren për tu larguar.Me ardhjen e këtyre lojtarve PSG kërkon ti shpallë “luftë” ekipit të Monakos. Skuadra e principates pas rikthimit në Ligen e parë kërkon të rivalizojë me parizienet pasi është futur fuqishem në merkato për të siguruar emra të mëdhenj si Falcao, Kasano, Tevez dhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit botëror.