Monako bën merkato në Portugali te Porto
Monako ka filluar negociatat zyrtare për blerjen e futbollistëve cilësorë gjatë merkatos verore, duke bërë të qartë se cilët janë lojtarët që i interesojnë dhe me të cilët shpreson të kthehet në një prej klubeve më të mëdha fillimisht në Francë dhe pastaj në Evropë.Pas shumë zërash nga mediat Portugeze ka ardhur zyrtarisht konfirmimi se francezët kërkojnë të blejnë nga Porto mesfushorët Zhoao Mutinjo dhe Xhejms Rodriguez. Ky lajm i dhënë nga mediat mendohet se ka daluar nga fjalwt e vet presidentit të kësaj skuadre, Pinto Da Kosta.Ky i fundit në një intervistë për të përditshmen sportive A Buola ka theksuar se "Lajmi që Monakos është interesuar për dy lojtaret tanë ka kohë që bën gjiron e botes por zyrtarishtë në zyrat tona ka mbërrutr mbrëmë dhe tani kemi filluar negociatat", tha ai, por pa konfirmuar nëse është e vërtetë shifra prej 70 milion eurosh që ai u ka vënë dy lojtarëve. Përveç tratativave me porton që do të vazhdojnë edhe në ditet e ardhsmë për dy lojtaret kryesorë të kësaj skuadre Presidenti rus i Monakos, Dmitry Rybolovlev nuk do të ndalet me kaq. Mediat në Spanjë kanë bërë të qartë se ai ka filluar kontaktet me edhe drejtuesit e Real Madrid. Miliarderi kërkon të marrë me çdo kush nga Reali portierin Diego Lopez, i cili i zuri vendin Iker Kasijas, por që me largimin e Murinjos do të kthehet të jetë vetëm një zëvendësues te "Galaktiket".Sipas mediave spanjolle, transferimi i Lopez është mëse i mundur pasi edhe vetë portieri kërkon një skuadër që të aktivizohet rregullisht. Ndërsa nga Spanja vazhdon të flitet për nja kalim të mundshëm të Falcaos në radhet e klubit të principates. Një goditje kjo që flitet prej kohesh por që akoma nuk është bërë zyrtare asnjë detaj rreth transferimit të tij