Heynkes dhe Klopp kërkojnë fitore një ditë para finales

Dy trajnerët gjermanë që këtë vit kanë mahnitur të gjithë me skemat dhe lojën e skuadrave të tyre kanë dhënë deklaratat e tyre një ditë përpara finales së madhe të Uemblit ku Borusia Dortmund dhe Bayern Mynih do të vihen përballë për të diskutuar fituesin e trofeut.Trajneri i kampionëve të Gjermanisë Jup Heinkes beson te fitorja duke theksuar se " ky vit është krejtësishtë viti i Bajernit. Është hera e parë kam përjetuar një eksperiencë të tillë. Kemi thyer thuajse çdo rekord. Por ajo që më ka bërë përshtypje është fakti se kur shënon shumë gola, do pësosh gjithashtu mjaft të tillë. Kjo nuk ndodh te ne dhe është e vetmja gjë që na bën të mendojmë se jemi special. Duke iu referuar asj që kemi bërë këtë vitë jam i bindur se skuadra do të arrijë të triumfojë edhe në finale pa marrë parasysh kundërshtarin. Ky vit është viti i Bajernit dhe mundësia më e mirë që unë dhe kjo skuadër të koleksionojmë tripleten sezonale" përfundoi strategu i bavarezëve.Nga ana tjetër edhe trajneri, Jurgen Klopp, ka deklaruar se i beson triumf në luftën për trofeun e Ligës së Kampionëve dhe madje thotë se këtë ka filluar ta bëjë qysh prej kualifikimit ndaj Malagas."Që pas ndeshjes çerekfinale fillova të mendoj se skuadra ime i ka të gjtha shanset për të fituar trofeun e liges së kampionëve. Për shumë njerëz mun të jetë befasi kualifikimi jonë në finale, por për mua dhe lojtaret e mi nuk është e tillë. Ne kemi punuar për këtë ditë dhe jam i lumtur që tani kemi shanse të bëjmë për vete një nga trofet më të rëndësishem në Europë për klube. Futbolli është lojë ekipore dhe skuadra ime ka arritur të bëjë një gjë të tillë në munyrën më të mirë të mundshme. Kjo është arma më e fortë e skuadres tonë që më jep shpresë se neser në Uembli do të jemi në triumfuesit e këtij sezoni" ishin fjalët e teknikut të Dortmund një ditë para finales së madhe që do të luhet neser mbrëma në stadiumin madhështor të Uemblit.