Dani Alvesh: Messi- Neimar dyshe ëndrrsh, largimi Mourinhos humbje edhe për gazetarët

Mbrojtësi i Barcelones Dani Alvesh, ndonëse rival në fushën e lojës ndaj Hoze Murinjos, mendon se largimi i tij nga Spanja do të jetë një humbje e madhe për futbollin . Ai është i bindur se mungesën e tij do ta ndjejnë më shumë gazetarët spanjollë sesa futbollistët në fushën e lojës.Në një intervistë për mediat iberike Alvesh ka deklaruar se: "Murinjo e përjeton futbollin në mënyrë shumë intensive dhe nuk i pëlqen të humbasë. Lamtumira e tij është një humbje për Primera Divizion. Por mendoj se më shumë do të humbasë shtypi spanjoll sesa ne, pasi ai dhuronte tituj të rëndësishem për faqet e para të gazetave", u shpreh futbollisti. Nuk mendoj se Murinjo ka qenë një plagë për futbollin Iberik. Ai është një person shumë konkurrues dhe gjithmonë kërkon të fitojë. Është shumë i zoti në deklaratat që bën duke kërkuar gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes", tha Alvesh.Ndërsa më tej Mbreojtësi Brazilian foli edhe rreth transferimit të patriotit të tij Neymar në radhet Katalanasve. "Unë e njoh nga afër Neymar. Ai është një nga lojtarët më të talentuar të momentit dhe te Barcelona do të përshtatej shumë shpejt pasi këtu është një ambient i ngrohtrë për talentet.Neimar do të ndihmonte shumë skuadren që të rritet profesionalishtë dhe besoj se zgjedhja e tij do të jetë pikërisht Barcelona. Unë kam biseduar shpesh herë me të dhe gjithmonë më pyet për Spanjën dhe skuadren e Barçës. Unë personalisht do të dëshiroja të shihja në sulmin e Barcelonës dy lojtarët më të mirë të botes duke luajtur së bashku. Messi dhe Neymar do të ishte dyshja më perfekte e sulmit në botën e futbollit. Me dy lojtarë të tillë në skuadër ekipi do ta kishte shmë më të lehtë gjetjen e golit dhe arritjen e fitoreve.