UEFA: Fituesja e Europa League ne sezonin 2015/16 do te hyjë në Champions

Institucioni më i lartë i futbollit në Europë po mendon gjithmonë e më shumë që të rrisë vlerat e kompeticionit të Europa Ligë. Në mbledhjen e fundit të UEFA-s krerët e këtij institucioni kanë diskutuar mundësinë për të vënë në zbatim rregullin që fituesi i Europa League të gëzojë të drejtën e pjesmarrejes në Ligën e Kampioneve për edicionin pasardhës, duke filluar që nga sezonin 2015-2016.Ky ndryshim pritet të rrisë disi prestigjin e turneut të dytë për nga rëndësia të UEFA-s, e cila ka mbetur në hije duke mos iu afruar kurrsesi tërheqjes dhe spektaklit që ofron Liga e Kampioneve, turne i pakrahasueshëm për të ardhura, besueshmëri dhe shikueshmëri në vitet e fundit.Pritet që ky vendim të miratohet nga Kongresi vjetor i UEFA-s sot, para finales së Ligës së Kampioneve, në Londër. Ky vendim ndoqi disa muaj radhazi me diskutime mes klubeve elitare evropiane dhe zyrtarëve më të lartë të UEFA-s, përfshirë edhe presidentin Mishel Platini.Turneu deri tani shihej si një aktivitet ngushëllimi, por me këtë lëvizje mund të bëhet tërheqës përsëri pasi klubet e mëdha do t'i japin interesin që meriton, duke pasur të qartë se në fund do të kenë garancinë e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve. Klubet e mëdha, zakonisht përdorin skuadrat e rezervave kur përfundojnë në Europa League dhe kjo ka sjellë eliminimin e tyre pa shumë pretendime që në fazat e hershme të turneut.Ideja që ka lindur në institucionin e UEFA-s është e thjeshtë dhe e qartë, kompeticionit Europa Ligë kërkohet it jepen vlerart e duhura duke nisur nga impenjimi maksimal i skuadrave të cilat mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi për tu bërë pjesë e Chempions Ligë.