Heynkes i gatshëm të nënshkruaj me Real për edicionin e ardhshëm

Real Madrid ka siguruar një akord parimor me Jup Heinkes, që ky i fundit të marrë drejtimin e skuadrës spanjolle nëse nuk sigurohet firma me Karlo Ançelotin. Presidentit i madrilenve, Florentino Perez, ka hasur vështirsi në arritjen e marrëveshjes me trajnerin italian, ndërsa nuk e kishte parashikuar kokfortësinë e drejtuesve të PSG, të cilët tashmë kërkojnë rreth 10 milion euro për të lënë të lirë trajnerin e tyre.Duke mos dashur të paguajë këtë shumë, stafi drejtues i madrilenve me në krye presidentin Perez, ka menduar për një alternativë tjetër ndaj kandidaturës së trajnerit italian, duke kontaktuar menjëherë me Heinkes. Menaxheri i këtij të fundit, Enrike Rejes, ka qenë i pranishëm dje në zyrat e klubit spanjoll në "Santiago Bernabeu", ku ka dhënë pëlqimin e klientit të tij për një marrëveshje njëvjeçare.Sipas mediave spanjolle bëhet e ditur se pas diskutimit të djeshëm mes menaxherit të teknikut gjerman dhe drejtuesve kryeqytetas në Spanjë, është arritur një marrëveshje. Tekniku Heinkes do të ketë si detyrë të drejtojë skuadrën derisa Ançeloti të lirohet nga kontrata me PSG. Ky i fundit pritet të lirohet përfundimisht nga ekipi kryeqytetas francez pas një viti, ndërsa Heinkes pritet të mbyllë karrierën në drejtimin e një prej skuadrave më të mëdha në arenën ndërkombëtare.Me këtë lëvizje që pritet të zyrtarizohet brenda pak ditëve, mendohet se Reali do të zgjidhë për të paktën një vit çështjen e trajnerit.Me ardhjen e Heinkes në krye të stolit madrilène, pritet që drejtuesit të fillojnë zyrtarisht goditjet në merkato, që këtë vit pritet të jenë të shumta.