Madrilenët: Ja 4 emrat e rëndësishëm të merkatos

Ndërsa Reali i Madridit akoma nuk e ka konfirmuar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm, sipas të përditshmes spanjolle "AS", bëhet e ditur se tashmë janë përcaktuar emrat me të cilët madrilenët synojnë të rikthehen dominues jo vetëm në Spanjë por edhe në arenën ndërkombtare.Sipas kësaj të përdishme që ndodhet shumë pranë klubit Mbretëror, thuhet se në repartin e sulmin lojtarët e përzgjedhur nga drejtuesit madrilenë janë dy. Bomberi Edinson Cavani dhe argjentinasi Sexho Aguerro.Golashënuesi më i mirë i Serie A është drejt largimit nga Napoli, ndërsa ka konfirmuar se i pëlqen shumë skuadra e Realit të Madridit, më shumë se çdo opsion tjetër, ndonëse ofertat nga Premier League për të nuk mungojnë. Për El Matador, presidenti Perez, i cili do të rikandidojë për një mandat të ri në krye të Realit në Qershor, ka gati shumën e 50 milionë eurove, ndonëse Napoli pretendon që klauzola e kartonit të tij kap shifrat 63 milionë euro. Përsa i përket sulmuesit argjentinas, Aguero, tentativat e madrilenëve për të bërë për vete bomberin e Sitit sa vinë e shtohen. Sipas të përditshmes “AS” thuhet se në Madrid po përgatit një ofertë prej 35 milon stërlinash për tu derdhur në arkat e "Qytetarve".Në kampin e skuadrës madrilène, përforcime nuk do të ketë vetëm në sulm pasi edhe mesfusha përbën problem. Dy lojtarët më të preferuar të stafit drejtues, janë Geret Beil dhe Arturo Vidal.Uellsiani ndiqet prej vitesh nga "Galaktikët" dhe tani duket se ka ardhur momenti i duhur për të arritur një marrëveshje të mundshme. Pamundësia që ka ky i fundit për të shfaqur talentin në Chempions Ligë, mund të bëjë që Reali me një ofertë prej milion stërlinash të joshë lojtarin dhe të detyrojë Spërsat të lënë të lirë yllin e tyre, ashtu siç bënë një vit me parë me mesfushorin kroat, Modriç. Përsa i përket mesfushorit të Juventusit, madrilenët mund të shfrytëzojnë bomberin Higuain për të arritur objektivat.Zonja e vjetër prej kohësh ka shprehur dëshirën për të patur në skuadër "El Pipitan", por të arritur këtë objektiv madrilenët kërkojnë që ata të bëjnë kurban mesfushorin potent, Arturo Vidal. Nënshkrimi sa më i shpejtë me trajnerin e ri do të bënte që skuadra të kthente krejtësisht vështrimin nga merkato dhe arritja e objektivave.