Ankimohet sekuestrimi, Avokati: Pasuritë e Ylli Ndroqit 100% të ligjshme. S'është arrestuar kurrë në Itali

Avokatët e presidentit “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi dorëzuan sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ankimin kundër vendimit për sekuestrimin e pronave marrë më 1 gusht nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Mes 26 pronave të sekuestruara janë dhe dy televizionet “Ora” dhe “Ora News”.

Avokati: Sekuestro ne kundershtim me ligjin antimafia

Me anë të dokumenteve shkresore përfaqësuesit ligjorë nënvizojnë se sekuestrimi është bërë në kundërshtim me ligjin e antimafias italiane dhe kriteret për vendosjen e sekuestros.

Avokati Alban Qafa: Sekuestro është bërë në kundërshtim me nenin 11 të ligjit antimfia ku përcaktohen kriteret kur vihen sekuestro. Pasuria nuk ka qenë në prag të tjetërsit dhe nuk janë nën ndikimin e organizatave kriminale. Ora News dhe TV Ora nuk ka qenë kurrë nën ndikimin e një organizate kriminale. Është absurde që të sekuestrohet një media që komplet kapitalin e saj e ka blerë me financim bankar.

Avokati: Ylli Ndroqi nuk ka qenëkurrë i arrestuar në Itali

Avokatët theksuan se deklarata e policisë sipas të cilit zoti Ndroqi është arrestuar në Itali është e pavërtetë.

Avokati Alban Qafa:
Sekuestroja është vendosur duke përmendur një shkresë të Interpolit që z.Ndroqi ka qenë i arrestuar në vitin 2015 në Itali. Është lehtësisht e verifikueshme si nga sistemi TIMS, si nga vendimi që ëhstë bërë publik dje, që Z. Ndroqi nuk ka qenë kurrë i arrestuar në shtetin italian. Ka lëvizur lirshëm në zonën Schengen dhe në Amerikë. Është vënë si indicie, pasi ligji nuk ka efekte prapavepruese pasi është votuar dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2010.

Nje nga pronat varreze fshati

Avokatët nxorrën në pah dhe gafa të tjera lidhur me pasuritë e sekuestruara. Ndërkohë nënvizojnë se të gjitha pasuritë janë 100% te ligjshme.

Avokati Alban Qafa: Kemi konstatuar absurditete në procedura, pasi është vënë sekuestro për prona që z. Ndroqi nuk i ka në posedim. Njërën nga tokat nuk e zotëron z. Ndroqi, por është varrezë fshati. Ndërsa për pronat e tjera janë të vënë nga aktiviteti tregtar i recensuar në mënyrë të ligjshme qysh nga viti 1993. Ka kaluar disa kontrollet nga tatimet dhe pastrimi i parave duke rezultuar OK. Po ashtu është kredituar edhe nga bankat. Po ashtu, janë sekuestruar edhe mjete që janë me leasing nga Reiffeisen Bank duke u quajtur si të paluajtshme. Po e njëjta gjë me prona që janë financuar 100% nga bankat.

Avokatët dhe presidenti i Yldoin Media Group e ka konsideruar si sulm politik që vjen pas padive qe e ka ngritur ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Ndërkohë,më herët avokatët e z. Ndroqi kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me procesion esekuestrimit.

Sipasavokatëve, hetimet nga polica e shtetit, kanë zgjatur rreth 18 muaj nëndrejtimin e prokuroreve te SPAK, ndërkohë që trupa e parë prej 8 prokurorësh tëSPAK është betuar në datën 19 dhjetor të vitit 2019 para presidentit tërepublikës. Pra vetëm 8 muaj më parë.

Lexo edhe: Zbulohen gafat e SPAK për dosjen e Ylli Ndroqit: U sekuestruan tokat e 7501, prona që nuk ekzistojnë

Avokati: Pasuritë e Ylli Ndroqit u sekuestruan me nxitim për të ndalur zërin e RTV Ora dhe Ora News

https://youtu.be/fp_0DFHVUvc