Spahiu: Rilindja e ka çuar me sukses në 95 milion euro mos rimbursimi i TVSH-së, ka qenë nën 10 milion euro

Përmesnjë postimi në Facebook, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu shkruan se hallevetë biznesit i shtohet se mos rimbursimi i TVSH-së.

SipasSpahiut, Rilindja e ka çuar me sukses në 95 milion euro kur, historikisht ka qenënën 10 milion euro.

Spahiutshton se rimbursimi i TVSH-së duhet të jetë me ligj dhe ashtu siç biznesetpenalizohen në rast mospagese të tatimeve dhe qeveria duhet t'ju detyrohetatyre për çdo vonesë.

Përparim Spahiu: Nuk mjaftojnë taksa e tatime të larta, nuk mjafton as represioni dhegjobat ndaj biznesit, nuk mjafton konkurueshmëria e pandershme e as klima erëndë e të bërit biznes. Halleve të biznesit i shtohet dhe mos rimbursimi iTVSH që Rilindja e ka çuar me "sukses" në 95 milion euro kurhistorikisht ka qenë nën 10 milion euro. Të mos rimbursosh TVSH do të thotë timbash paratë e veta bizneseve, do të thotë shtim i panevojshëm i kostove përta, pa përmendur sjelljen korruptive të tatimorëve, ku bizneseve ju kërkohetedhe më shumë se 20% e shumës.

Të bërit biznes në Shqipëri është në ditët më të vështira. Lehtësimi fiskal, ndryshimi i klimës së të bërit biznes, konkurueshmëria e ndershme, marrëdhënia miqësore me biznesin si kontributori kryesor i të ardhurave janë domosdoshmëri të ndryshimit që po vjen në zgjedhjet e ardhshme. Rimbursimi i TVSH duhet të jetë me ligj dhe ashtu siç bizneset penalizohen në rast mospagese të tatimeve dhe qeveria duhet t'ju detyrohet atyre për çdo vonesë. Ky quhet reciprocitet!