Histori e shëmtuar! Infermieri shqiptar vjedh kartën e bankomatit, pacientit që vdiq nga koronavirusi
Një infermier 41-vjeçare, nga Shqipëria ështëdenoncuar së bashku me të dashurën e tij 21-vjeçare për vjedhjen e kartës sëbankës së një pacienti që vdiq nga koronavirusi në një spital në Itali. Në marstë këtij viti ata kanë vjedhur para nga llogaria e 66-vjeçarit të vdekur duke ikaluar në llogarinë e tyre bankare, sipas gazetës primatreviglio.it.
Faktet datojnë në 13 Mars, kur i moshuari 66-vjeçarnga Cividate al Piano (Bergamo), u shtrua në spital në zonën e Bergamos mesimptoma të koronavirusit.
Infermieri, me banim në Boltiere (Bergamo), me ndihmën e të dashurës së tij, vodhi portofolin e burrit të moshuar, duke i marrë rreth 6 mijë euro nga karta e tij. 66-vjeçari u përkeqësua në 18 mars dhe vdiq në kujdes intensiv në 18 prill.
Anëtarët e familjes së këtij burri vunë re disa lëvizjetë pazakonta në llogarinë e tij dhe paraqitën një ankesë në rajonin e policisë tëRomano di Lombardia (Bergamo). Hetimet identifikuan shumë shpejt autorët e këtijkrimi. Kur oficerët e ndaluan atë, infermieri u përpoq të ikte, por u ndaluardirekt nga policia.
"Një histori e keqe, në një moment tragjik, një abuzim i kryer ndaj një viktime të pafuqishëm", është shprehur komandanti i policisë lokale Arcangelo Di Nardo.