Jeta e vështirë e pacienteve me dializë, institucionet nuk mbajnë përgjegjësi
Mungesa e transportit ka bërë qëpacientët në fshatin Mollas të mos marrin shërbimin e dializës. Bashkia iakalon përgjegjësinë drejtorisë së kujdesit shëndetësor, por këta të fundittopin ia kalojnë sërish pushtetit vendor.
Njëgrup banorësh të fshatit Mollas në bashkinë e Cërrikut për shkak të mungesës sëtransportit prej ditësh nuk kanë mundësi të udhëtojnë drejt spitalit të Elbasanitpër të marrë shërbimin e Dializës.
Mjetii ofruar më parë nga një shoqatë bamirësie tashmë kërkon që pacientët të paguajnëpër këtë transport gjë që sipas tyre është e papërballueshme.
“Marr 100 mijë lekë dhe 35 mijë përrrugë, plus lekët për ilaçe.”
“Fare nuk është e mundur. Ata nuk ranëdakord se nuk kanë leverdi, por ne me çfarë të shkojmë.”
Atajanë të detyruar që të marrin shërbimin e dializës 3 herë në javë çka ka bërëqë gjendja e tyre të rëndohet.
“Nuk kemi me çfarë të shkojmë nëElbasan. Ne rrezikojmë që të vdesim.”
Prejmë shumë se dy javësh këta pacientë janë duke trokitur në çdo derë nëinstitucionet vendore por deri më tani asnjë zgjidhje.
OraNews kontaktoi me bashkinë e Cërrikut për këtë problem dhe përgjigja ishte qënuk është kompetencë e kësaj bashkie por e Drejtorisë së Kujdesit ShëndetësoreParësor në Elbasan.
OraNews po ashtu kontaktoi këtë drejtori e cila ia kaloi sërish “topin” bashkisësë Cërrikut, sipas të cilës është bashkia ajo e cila duhet të licencojë njëautomjet për këta pacientë.