Ngjarja horror me prerje koke, sqaron komshija: Sherri nisi për qenin, 15-vjeçarja ishte te shtëpia ime

Ngjarjahorror e ndodhur në Buçimas të Pogradecit ka tronditur mbarë opinionin publik.

Ndërsasot në banesën e Firdes Çekiçit janë hapur dyert e mortit të afërm dhe komshinjshprehen të tronditur në lidhje me ngjarjen.

Komshijae Firdesi e cila kishte gati 40 vite që jeton ngjitur me banesën e familjesÇekiçi tregon se nuk e priste të ndodhte diçka e tillë, ajo e njihte tëmoshuarën për grua shumë të mirë, por edhe Olsin për djalë të qetë dhe punëtor.

Komshijahedh poshtë fjalët që debati ka nisur për vajzën 15-vjeçare dhe telefonin e sajpasi kjo e fundit në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë në shtëpinë e sajdhe ka kërkuar bombolën për të bërë kafen gjyshes së saj.

Igjithë sherri duket se ka nisur si fillim mes dy vëllezërve pasi Olsi kishtenjë qen që e mbante në banesë dhe ky i fundit ishte duke ulëritur, vëllai iOlsit i ka gjuajtur me një objekt të pushonte dhe kaq ka mjaftuar që Olsi mëpas të fillonte debatin duke përfunduar me vrasjen e nënës së tij e cila sapoishte kthyer nga toka bujqësore.

Vajza15 vjeçare në momentin që ka dalë nga banesa e komshijes ka parë që i atikishte vrarë gjyshen dhe ka marrë biçikletën për të shkuar në polici.

Dëshmitarja tregon se e ka parë Olsin me mjetin prerës në dorë dhe shumë i qetë e ka pyetur se ku shkoi vajza.

Ndërsa në oborr ishte e shtrirë dhe e vrarë e ëma.

Vajza e vogël ka treguar më herët për komshinjtë se ishte mjaft e mërzitur për faktin që ka dalë në media se shkak është bërë ajo dhe telefoni pasi kjo nuk ishte e vërtetë.

Ne foto: fqinja e familjes ku ndodhi krimi makaber



Nëpolici Olsi i njohur ndryshe si Lorja ka thënë se diçka e tillë do të ndodhtedhe se ai i linte amanet shtetit vajzën dhe vëllain.

Vetëm para pak kohësh ai kishte dalë nga spitali i Elbasanit ku e kishte nxjerrë vetë e ëma ndërsa grindjet mes tyre kishin qenë të vazhdueshme pothuajse të përditshme.

https://youtu.be/CrOQbRewkTE