Shkodër, i vjedhin makinën, më pas i marrin lekët duke i premtuar se do t’i gjenin mjetin, prangosen 6 persona

I vodhën automjetin 30-vjeçarit dhe më pas, meanë të mashtrimit, i morën një sasi lekësh duke i premtuar se do t’i gjeninautomjetin.

Policia e Shkodrës ka prangosur 6 persona meprecedent penal të mëparshëm dhe të dyshuar edhe për disa vjedhje të tjera tëndodhura në qytetin e Shkodrës.

“Nëvijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisëkriminale në fushën e vjedhjes së pronës, nga strukturat e Komisariatit tëPolicisë Shkodër, pas një pune të mirorganizuar dhe si rezultat i hetimeve tëbëra, është bërë arrestimi i shtetasve: - S. G., 26 vjeç, banues në fshatinDragoç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Trafik klandestinësh”; -L. N., 36 vjeç, banues në fshatin Dajç, Lezhë, i dënuar më parë për veprënpenale “Kallëzim i rremë”; - G. T., 25 vjeç, banues në lagjen ”1 Maji”,Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Vjedhja”; - V.B., 31 vjeç, banues lagjen ”10 Korriku”, Shkodër, i dënuar më parë për veprënpenale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”; - S. H., 40vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër;  - F. H., 46 vjeç, banues në fshatin Boriç iMadh, Malësi e Madhe.” – njofton policia.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta shtetas ikanë vjedhur automjetin shtetasit E. B., 30 vjeç, banues në fshatin Mes,Shkodër dhe më pas, me anë të mashtrimit, i kanë marrë edhe një sasi parash,duke i premtuar se do t’i gjenin automjetin që i kishin vjedhur.

Gjithashtu u procedua dhe ndiqet në gjendje tëlirë shtetasi L. N., 46 vjeç, pronar i një servisi.

Gjatë kontrollit në banesat e shtetasve tëarrestuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1motomjet, 1 automjet, 50.000 lekë dhe 5 aparate celular.

Po punohet për gjetjen e mjetit tip “MercedezBenz”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryeradyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të ndodhura më parënë qytetin e Shkodrës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna përdokumentimin me prova ligjore të autorësisë së këtyre vjedhjeve.