Të sëmuresh me orar, 3 mijë banorë pa mjek, i viziton vetëm një herë në javë
3 mijë banorë të fshatrave tëfierit kërkojnë nga ministria e shëndetësisë rikthimin e mjekut. Prej muajittetor atyre u mundësohen vizitat vetëm një herë më javë, megjithatë shërbiminmund ta marrin prej një infermiereje.
Banorët e tre fshatrave Daullas , Mujalli dhe Grecalli në fier u lejohet tësëmuren vetëm një herë në javë dhe në një ditë të caktuar.
Prej muajit tetor në qendrën shëndetësore ku marrin shërbimin 3 mijë banorënuk ka më mjek.
“Ne na vjen mjeku vetëm një herënë javë. Ne na takon që të sëmuremi vetëm një herë në javë.”
“Vetëm të mërkurën vjen doktori këtu.”
Për rastet emergjente ata shkojnë drejt spitalit të Fierit ose në qendra tëtjera shëndetësore.
Megjithatë shërbimet vazhdojnë të kryhen nga infermieria.
“Shkojmë në Fier. Mungon doktori,vetëm infermierja është këtu.”
Përmes mikrofonit ata kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme, sidomos nëkohën kur virozat pritet të shtohen.