Nisin punimet në Kopshtin Zoologjik, Bashkia “harron” kafshët mes makinerive të rënda

Punimet përrehabilitimin e Kopshtit Zoologjik dhe atij Botanik kanë nisur, por bashkia eTiranës ka harruar të kujdeset për kafshët, duke i lënë atje mes makinerive tërënda. Liqeni në këtë hapësisë është tharë, kështu edhe shpendët ujorë kanëngelur pa shtëpi.

Kopshti Zoologjik i Tiranës  tashmë është një kantier ndërtimi, por Bashkiaka lënë jashtë kujdesit elementin që do të mbajë gjallë këtë park, kafshët.

Ky habitat tashmë nuk u përket më kafshëve, pormakinerive të rënda megjithëse ato qëndrojnë aty të strukura në një hije.

Liqeni është tharë, por shpendët ujorë qëndrojnë përsëri atje në pritje të një pikeuji.

Ato janë  nëpritje të përfundimit të punimeve për rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik.

Në 1 qershor të 2015, Erion Veliaj, rehabilitimin eKopshtit Zoologjik e kishte në listën e premtimeve të tij, dhe që prej atëherëduket se nuk ka pasur kohë mjaftueshëm për të menduar një vend më të përshtatshëmpër kafshët e këtij parku.

Këtë gjendje e kritikojnë edhe qytetarët, të cilët kërkojnënjë zgjidhje të menjëhershme të kësaj situate.

Nga një anë Kryebashkiaku reklamohet si i dashur mekafshët, por nga ana tjetër, të gjitha kafshët e Parkut Zoologjik tashmë janëpa shtëpi.

https://youtu.be/LZ1ACDfGS00