KE e shqetësuar për Ora News, zëdhënësja Ana Pisonero: Po ndjekim nga afër zhvillimet

Sulmi politik nga dy televizioneve TvOra dhe Ora News ka marrë vëmendjen e Komisionit Evropian.

Zëdhënësja e këtij institucioni të rëndësishëmAna Pisonero shprehet se liria e mediave është një nga shtyllat e çdodemokracie.

Pisonero është informuar ngadepartamenti I Informacionit për atë që ndodhi në mjediset e dy televizioneve,ku efektivë të RENEA-s në shkelje të plotë të ligjit rrethuan godinën, me armëe maska, duke krijuar presion ndaj gazetarëve, pas vendimit të SPAK për tësekuestruar pasuri të presidentit të Yldon Media Ylli Ndroqi.

Zëdhënësja e Komisionit Evropianshprehet në E-mailin dërguar redaksisë se po ndjek nga afër zhvillimet nëlidhje me këtë rast.

“Liriae shprehjes dhe liria e mediave janë shtyllat e çdo shoqërie demokratike,pluraliste dhe të hapur. Ne presim që institucionet kompetente shqiptare tëveprojnë në përputhje me legjislacionin përkatës.”

Kjo është hera e dytë që Tv Ora dhe OraNews tentohen të mbyllen me urdhër politik.

E para ishte gjatë izolimit të COVID-19,ku u vendos mbyllja e stacionit për shkelje të supozuara të kërkesave përdistancim shoqëror në studio.

Vendimi u rrëzua dhe stacioni u lejua tëvazhdojë funksionimin.

Në mbështetje të gazetarëve të dytelevizioneve janë shprehur edhe mjaft organizata të medias.

Ndërsa edhe qytetarët janë solidarizuarduke e vlerësuar Ora News dhe TV ora si mediumin që shpreh interesat e tyre.