Reporterët pa Kufij në krah të radiotelevizionit "Ora": Respektoni kritikën, të mos kërcënohet linja redaksionale
Organizata ndërkombëtare"Reporterët pa Kufij" i ka dalë në krah grupit radioteleviziv"Ora", duke evidentuar nën rrezik linjën kritike redaksionaledhe pavarësinë e gazetarëve tani që dy televizionet janë në administrim tëposaçëm shtetëror.
Organizatandërkombëtare për lirinë e medieve, Reporterët pa Kufij, ka reaguar për situatëne krijuar me dy televizionet "Ora" dhe "Ora News" dukeapeluar autoritetet shqiptare të respektojnë linjën kritike dhe pavarësinë egazetarëve të tyre.
Menjë vendim të 3 gushtit, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar njoftoi sekuestrimin provizor të dy televizioneve dhe vënien e tyrenën administrimin shtetëror.
Menjë deklaratë për shtyp, organizata ndërkombëtare e medieve njoftoi se"Ora" dhe "Ora News" në mënyrë të përsëritur kanë qenë pree tentativa për bllokim për sa i përket transmetimit të lajmeve kritike ndajpushtetit lokal dhe kryebashkiakut të saj, Erion Veliaj.
Organizatarenditi episodet e muajve të fundit ndaj kryebashkiakut Veliaj për kërcënimet meshkarkim nga puna të punonjësve të bashkisë të afërt me pronarin e grupitteleviziv "Ora", pagesat ndaj portaleve opozitare për të ndalurlajmet negative dhe penalizimin shtetëror të televizioneve "Ora" përpraninë e disa të ftuarve në studio në kohë pandemie.
Kryeredaktorjae "Reporterëve pa Kufij", Pauline Adès-Mével, tha se pluralizmimediatik dhe pranimi i pikëpamjeve kritike është thelbësor kur na ndajnë pakmuaj nga fushata elektorale e 2021-it.
"Proceset gjyqësore kundërpronarit të medieve nuk duhet të kërcënojnë linjën redaksionale dhe pavarësinëe gazetarëve. Teksa afrojnë zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme, ështëmë esenciale se kurrë që autoritetet të respektojnë pluralizmin mediatik dhe tëlejojnë shprehjen e të gjitha pikëpamjeve, edhe atyre më kritike."
Shqipëriarenditet e 84-ta për sa i përket i lirisë së shtypit, duke humbur këtë vit 2vende të tjera mes 180 shteteve të botës për shkak të kontrollit të pareshtur tëqeverisë për t'i kontrolluar mediet vendëse, duke krijuar një klimë pasiguriedhe intimiduese për gazetarët.
Reagimii fundit i Reporterëve pa Kufij i bashkohet organizatave të tjera simotra nëShqipëri të cilat po ashtu e kanë dënuar presionin policor dhe politik tështetit ndaj dy televizioneve "Ora" dhe "Ora News".