Tiranë, shfrytëzonte për prostitucion dy vajza 17 dhe 18 vjeç, prangoset 28-vjeçari
Goditet një tjetër rast i shfrytëzimit të prostitucionit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.
Gjatëoperacionit të koduar “Klientët”, vihet në pranga një 28-vjeçar, pasishfrytëzonte për prostitucion në qytete të ndryshme, një 17-vjeçare dhe një shtetase tjetër18-vjeçare.
“Specialistët e Seksionit për Hetimine Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë tëinformacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shfrytëzonte përprostitucion një shtetase 18-vjeçare, të cilën e përdorte edhe për shpërndarjetë lëndëve narkotike në doza të vogla, si dhe një shtetase 17-vjeçare me të cilën bashkëjetonte, kanë organizuarpunën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Nëbazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor ikoduar "Klientët", në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në prangashtetasi M. M., 28 vjeç, banues në Korçë.” – njofton policia.
Kyshtetas shfrytëzonte për prostitucion në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë18-vjeçaren dhe shtetasen e mitur 17-vjeçare, me të cilën bashkëjetonte.
Gjithashtu,shtetasi M. M. e ka shfrytëzuar dhe përdorur 18-vjeçaren edhe për shpërndarjetë lëndëve narkotike në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë.
Nëcilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe dy telefona.