Kalaja: Erion Veliaj shfaqet si hanxhar në dorën e SPAK për t’i rënë RTV Ora

Për gazetarin Auron Kalaja sulmi ndaj RTV Ora kaardhur si pasojë e linjës editoriale të televizionit.

Në një intervistë për Ora News, Kala tha se Veliaj ështëshpallur me Covid duke dalë me duart e lara si Ponc Pilati që nuk ka gisht në këtëpunë.

Kalaja shtoi edhe se RENEA ka frikësuar kështu jo vetëmgazetarët, por edhe të ftuarit që vijnë në televizion.

Aulon Kalaja: Qeveria e ka kapur median dhe ata që nuk censurojnë ose tentojnë të bëhen zëri i qytetarëve dhei pasqyrojnë protestat janë me gishtat e dorës, nuk janë shumë. Kot quhen tëtjerët televizione kombëtare sepse audienca jep ato televizione që japin tëgjitha dhe duke i dhënë publikut vendimin për të vendosur se çfarë është edrejtë apo jo. Ky sulm ka ardhur si pasojë e linjës editoriale që ka kytelevizion.

Mësymja e njëmedia në vitin 2020 me RENEA-n, kur kryesuesi i OSBE-së që është Rama, jepshfaqje të tilla, duke shfrytëzuar gushtin si një braktisje që i kanë bërëqytetarët se janë me pushime. Ndërkohë, Veliaj është shpallur me Covid duke dalëme duart e lara si Ponc Pilati që nuk ka gisht në këtë punë. RENEA ka frikësuarkështu jo vetëm gazetarët, por edhe të ftuarit që vijnë në televizion. EdheReporteret pa Kufij kanë reaguar duke përmendur emra konkretë, të Ramës dheVeliajt.

Për Kalanë, Erion Veliaj është shfaqur si një hanxharnë dorën e SPAK për t’i rënë RTV Ora.

Aulon Kalaja: Erion Veliaj është një vrasës gjakftohtë i medieve në vend. Veliaj ka më shumë media aleate se sa Rama. Janë me qeverinë, por ndaj Veliajt, nuk ka pasur kritika. Ne e dimë mirë se çfarë ndodhi, kur Ora News vendosi të bëjë kronika kritike ndaj bashkisë, Erion Veliaj shfaqet si hanxhar në dorën e SPAK për t’i rënë RTV Ora. Nuk merrem fare me presidentin, sepse e gjykoj si një sulm mbi median shqiptare të lirë. Në këtë betejë do të fitojë fjala e lirë.

Intervistoi Klodi Karaj, përgatiti A. Kurti