Motori përplaset me biçikletën në Tiranë, plagoset fëmija 8 vjeç

Një i mitur mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksidentrrugor në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10, tek "21 Dhjetori",ku një mjet motor me drejtues shtetasin SH.K., është përplasur me A.H., 8 vjeçqë udhëtonte me biçikletë.

Ky i fundit është dërguar në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikutpër jetën. Drejtuesi i motorit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën përzbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.