Sekuestrohet hotel “Vollga”, dyshime për tentativë të tjetërsimit të pronësisë
4 vite pas nisjes së hetimeveprokuroria ka vendosur sekuestrimin e hotel Vollgës. Vendimi është marrë nëndyshimin se ka përpjekje për të tjetërsuar pronësinë.
Agjencia e administrimit të pasurive të konfiskuara ka vendosur masën e sekuestrimittë hotel Vollga.
Vendimi është marrë nën argumentin se nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, të nisura në bazë tëkallëzimit të shtetasit Z.H., janë krijuar dyshime të arsyeshme përpaligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë.
Këto veprime të dyshuara antiligjore, sipasakuzës shtrihen në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën eDurrësit.
Hotel vollga nisi të ndërtohet në vitin 1938 si seli e komandës së marinësitaliane e më pas si hotel.
Pas çlirimit qeveria e asaj kohe vendosi ti ndryshojë emrin në Vollga.
Në vitin 1994 ajo I kalon në pronësi trashëgimtarëve e më pas shënohen njësërë ndryshimesh fillimisht një shtetasi shqiptar e më pas një të huaji, duke ushoqëruar dhe me procese gjyqësore.
Në vitin 2003 rezulton që prona kalon sërish në emër të trashëgimtares.
Pornë vitin 2004 sërish pas përplasjeve në gjyqe, prona kalon në emër të shtetasitarab.
Paskëtij veprimi ai ia shet dhe një tjetër personi dhe një pjesë ia dhuronEmiljano Shullazit.
Nëhetimet e zhvilluara në vitin 2016 Shullazi u akuzua për përvetësimin eaksioneve përmes kërcënimeve.
Poravokati i tij e kundërshton duke e cilësuar ndalimin të padrejtë
Tashmë duket se procesi ka vazhduar dhe me masën e sekuestros.